Luana Vjollca vazhdon të jetë emër shumë i komentuar i ekranit shqiptar.
Luana Vjollca çdo herë befason me paraqitjet e saj, e njësoj ka vepruar edhe së fundi, shkruan lajmi.net.
Moderatorja meqë jemi në prag të festës së 28 nëntorit, ka zgjedhur që në emisionin e radhës të vishet tërësisht kuq e zi.
Madje, ajo ka vënë edhe një paruke të kuqe dhe një plis në kokë, teksa e veshur me fustanin e ngushtë të zi, ajo bënte shqiponjën dykrenare.
Kujtojmë që Luana gjatë këtij viti ka qenë aktive edhe me projekte muzikore, duke publikuar disa të tilla, që rezultuan shumë të suksesshme.