Turistëve që po vizitojnë Barcelonën e Spanjës, iu është kërkuar ta mbrojnë vetën, pasi siguria e tyre nuk është e garantuar.
Fletëpalosjet e shpërndara prej policëve, janë pjesë e sistemit të mbrojtjes dhe kërkesës për më shumë pjesëtarë sigurie, në këtë zonë të gjerë të Katalonisë, transmeton Telegrafi.
Paralajmërimet e përkthyera në shtatë gjuhë, u kërkonin turistëve që t’i mbajnë afër gjërat me vlerë, si dhe të sigurohen se e kanë mbyllur mirë derën e dhomës së hotelit, ku i kanë lënë gjërat personale.
Policët e veshur me jelek fluoreshentë, shpërndanin fletëpalosjet dhe iu jepnin këshilla turistëve, që ndodheshin para monumentit të papërfunduar Sagrada Familia, që vizitohet për çdo vit nga tre milionë turistë.
Statistikat tregojnë se në tetë muajt e parë të këtij vitit, janë raportuar 86,834 vjedhje – 19 për qind më shumë se në vitin e kaluar. Konsiderohet se në trena dhe lokale, kryhen nga 360 vjedhje në ditë.
Të dëmtuar janë edhe bizneset që veprojnë në zonat turistike, teksa kërkohet që të ketë ligje më të ashpra dhe shtim të numrit të police patrullues. /Telegrafi/