Një çift derisa po shëtisnin në trotuar, për një fije floku i shpëtuan vdekjes kur shoferi i një veturë humbi kontrollin mbi timonin dhe me shpejtësi të madhe u përplas në një mur vetëm pak metra larg tyre. Munguan pak centimetra që t’i godet dhe t’i tërheq zvarrë.
Ajo çfarë u ka bërë më së shumti përshtypje shikuesve është reagimi i shpejtë i djaloshit, i cili e tërhoqi mbrapa të dashurën që mos t’ia përplas vetura, transmeton Telegrafi.
Por, vetura lëvizte me aq shpejtësi të madhe, sa që askush nuk e kishte qartë se si ishte e mundur që i riu të reagoi me kohë dhe ta shpëtojë partneren.
Megjithatë i riu duket se ishte traumatizuar paksa, pasi edhe pas përplasjes së veturës në mur ai vazhdon të qëndrojë në tokë. Nuk dihet saktë se ku ka ndodhur kjo ngjarje, por një gjë është e sigurt që dyshja e kanë mashtruar vdekjen. /Telegrafi/