Një fermere mbeti i habitur, kur pa se dhia e saj kishte sjellë në jetë një krijesë të çuditshme “gjysmë derr-gjysmë njeri”.
Josephine Repique, 40-vjeçe, ka deklaruar se dhia që ishte shtatzënë, solli në jetë një krijesë të çuditshme brenda fermës së saj të vogël në Sultan Kudarat në Filipine, transmeton Telegrafi.
Një kec i shëndetshëm lindi me prerje cezariane, por kur doli krijesa e çuditshme, ia futi në palcë frikën 40-vjeçares.
Krijesa e çuditshme nuk është më i madh sesa çdo kec i zakonshëm, por ka një lëkurë të bardhë me pamje “gjysmë derr-gjysmë njeri”. Sipas fermeres Repique, keci ngjante si një derr me elemente të njeriut.
“Mbetëm të shokuar. Nuk mund t’jua shpjegojmë se si duket saktësisht. Të gjithë fqinjët vrapuan te shtëpia jonë për të parë se për çfarë bëhej fjalë”, ka deklaruar Repique.
Për fat të keq, nëna dhe dy të vegjlit tjerë kanë ngordhur, duke nxitur panik se krijesa është një “mutant i djallëzor” i mallkuar që mund të sjell fat të keq. /Telegrafi/