Festat e fundvitit janë duke u afruar dhe kështu e gjithë bota ka filluar përgatitjet, e në veçanti kanë filluar të mendojnë për dhuratat që do t’i blejnë për më të dashurit e tyre.
Dhe kur flasim për festat e fundvitit nuk ka sesi të mungojë edhe bredhi në çdo familje, dhe kështu ka vepruar edhe presidenti amerikan Donald Trump i cili së bashku me Zonjën e Parë, Melania Trump, morën bredhin e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Telegrafi.
Ata morën bredhin gjashtë metra të lartë që ishte mbjellë në një fermë në Lary Smith në Newland, qytet ky në Karolinën e Veriut.
Kënga festive “O Christmas Tree” dëgjohej, derisa në karrocën me kuaj sillet bredhi i shumëpërfolur. /Telegrafi/