Bob Long nga Kentucky i Shteteve të Bashkuara, ka mbetur i habitur me një dre që vrau në mal, i cili në brirë e kishte edhe një kokë tjetër.
Kur e pa nga larg, gjuetari mendoi se i kishte brirët e gjerë, ndërsa ishte shënjestër e mirë për ta kapur, transmeton Telegrafi.
“Pasi e qëllova dhe i shkova pranë, pashë se e kishte edhe një kokë bashkë me brirë. Mund të thuhet se janë dy trofe në një”, ka thënë Long.
Sipas të gjitha gjasave, koka tjetër që ishte e dekompozuar, i përkiste kundërshtarit të tij, që ia ka këputur derisa ishin në dyluftim për territore. /Telegrafi/