Aurela Hoxha mbrëmë ka pranuar kritika të ashpra nga ndjekësit.
Bukuroshja shqiptare, Aurela Hoxha gjatë një interviste të fundit në emisionin “Pop Culture – Flakë Fare” dha një deklaratë pas të cilës kritikat drejt saj ishin nga më të ashprat, shkruan lajmi.net.
Ajo në fokus të veçantë tha se ka fobi nga njerëzit e shëmtuar.
“Realisht po. Do doja të thoja jo por i kam fobi nga njerëzit e shëmtuar. Mami ma thotë gjithmonë se kisha një lloj si frikë nga njerëzit jo shumë të bukur. Mami më tregon që në klasë të parë, kishte një zotëri të shëmtuar që kishte shtëpinë afër nesh dhe unë ndërroja rrugën sepse kisha frikë ta shihja. Unë kam fobi njerëzit e shëmtuar”, ishin fjalët e saj.
Ndërsa pavarësisht reagimeve ajo ka vendosur ta vazhdoj jetën dhe të shëtitet, kështu duke mos e komentuar fare atë çfarë ndodhi.