Gold AG është ndër artistët në aktiv të skenës muzikore shqiptare.
Gold AG ka pak ditë që solli një këngë të re në treg, por ai nuk është ndalur me kaq dhe menjëherë ka nisur punën për këngën e re, shkruan lajmi.net.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një statusi në llogarinë e tij në Instagram, ku zbuloi pak nga kënga e re.
“Faj, së shpejti. Gjakova”, ka shkruar Goldi, duke mos zbuluar datën e publikimit të këtij projekti.
Për ndryshe, kënga e fundit nga Gold AG është “Prej Tropoje”, në duet me Ismet Bexhetin.