Kapiteni i Milanit, Alessio Romagnoli, e pranon se Juventusi ishte skuadra më e mirë në fushë dhe se Zonja e Vjetër e meritoi fitoren.
Mbrojtësi italian foli edhe për përjashtimin e Gonzalo Higuain, duke thënë se argjentinasi e teproi me reagimin e tij.
“Kemi bërë aq sa kemi mundur, ishte një ndeshje me shumë raste”, ka thënë Romagnoli për Milan TV.
Cristiano Ronaldo në një duel me Alessio Romagnoli (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)
“Na vjen keq që kemi humbur, por ata ishin më të mirë. Ata janë një nga skuadrat më të mira në Evropë”.
“Gjithashtu na vjen keq për reagimin e Higuainit, shkoi shumë larg dhe ai e dinë këtë, gaboi”, ka shtuar italiani.
Pas kësaj humbje Milani renditet në vendin e pestë me 21 pikë, kurse Juve vazhdon në pozitën e parë me 34 pikë.
Ndeshja e ardhshme e kuqezinjve është kundër Lazios. /Telegrafi/


















