Atalanta – Inter, formacionet zyrtare

E publikuar: 11/11/2018 11:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi është njëra nga skuadrat më në formë në Serie A.

Neroazzurrët kanë marrë shtatë fitore radhazi në kampionat dhe ndodhen në pozitën e tretë në tabelë.

Por në javën e 12-të, ekipi i drejtuar nga Luciano Spalletti do të ketë një përballje tejet të vështirë.

Zi kaltërtit do të ndeshen në Bergamo përballë Atalantës një skuadër mjaft e papërshtatshme.

Për vendasit titullar do të jenë portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti.

Dy trajnerët tanimë kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Formacionet zyrtare:

Atalanta: Berisha, Gjimshiti, Toloi, Mancini, Hateboer, De Roon, Freuler, Gosens, Gomez, Ilicic, Zapata.

Inter: Handanovic, D’Ambrosio, Miranda, Skriniar, Asamoah, Vecino, Brozovic, Gagliardini, Politano, Icardi, Perisic. /Telegrafi/