Një djalë katërvjeçar është nxjerrë tërhequr nga një gropë e thellë rreth 6 metra dhe rreth 25 centimetra në diametër, pasi u rrëzua derisa po kërkonte një top në Pakistan.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë nxjerrjen e djaloshit nga aty, pasi kishte mbetur u ngujuar rreth katër orë.
Muhammad Adeeb po ndiqte topin e tij kur u zhyt në pjesën e pa zbuluar jashtë shtëpisë së tij, në një fshat rural në Sahiwal në Punjab, Pakistan, të hënën.
Kushëriri i tij, Usama, edhe ai katër vjeç, ishte me të kur pa Muhamedin të binte në gropë dhe menjëherë nxitoi t’i tregonte familjes së tij.
Përderisa banorët lokalë nuk mundën, u thirr një ekip shpëtimi, i cili megjithatë vetëm pas katër orëve për të nxjerrë djaloshin.
Përfundimisht, ata përdorën një tub plastik dhe një litar për ta nxjerrë djalin nga aty. /Telegrafi/