Ishulli i pabanuar Esanbehanakitakojima, shfrytëzohej për të përcaktuar ujërat territoriale të Japonisë.
Tani që është zhdukur në tërësi, qeveria ka nisur një mision për ta shpëtuar, me ndihëm e ekspertëve më të njohur, transmeton Telegrafi.
Ky ishull që ndodhej 500 metra larg Hokkaido, është në mesin e 158 ishujve të pabanuar që iu është dhënë nga një emër më 2014, për të qartësuar ujërat e territorit japonez.
Sipas ligjeve ndërkombëtare, ishull mund të quhen vetëm ato hapësira, që shihen mbi nivelin e detit edhe kur batica ka nivel të lart.
Esanbehankitakojima që është identifikuar më 1987, nga Brigada Detare Japoneze, po që qëndron gjatë në ujë, mund të shpërbëhet.
Ishulli që ndodhet në cepin më verior të shtetit, besohet se ndodhet 1,4 metra nën ujë, ndërsa më herët ishte gërryer prej erërave dhe borës.
Qeveria po kërkon të gjendet sa më parë, sepse ka rëndësi strategjike shtetërore, ndërsa lundrave iu kërkohet të bëjnë kujdes në atë zonë. /Telegrafi/