Real Betis – Milan, formacionet zyrtare: ‘Luftë’ për vendin e parë

E publikuar: 08/11/2018 20:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Real Betis dhe Milani do të përballen mes vete në stadiumin ‘Benito Villamarin’.

Spanjollët kanë fituar në ndeshjen e parë të fazës së grupeve duke fituar 2-1.

Milani kërkon hakmarrje dhe rikthim në vendin e parë në grup.

Betisi ka një skuadër simpatike me disa emra të njohur që kërkojnë shpërthim në arenën ndërkombëtare.

Trajneri Quique Setien do të sulmojë me  Joachim dhe Sanabria.

Në anën tjetër Gennaro Gatusso, do të luajë nga minuta e parë në sulm me Cutronen dhe Suson në sulm .

Ndërsa në mesfushë do të luajnë  Calhanoglu, Bakayoko dhe Kessie.

Ndeshja fillon në ora 21:00. /Telegrafi/


Betis: Pau López, Mandi, Bartra, Feddal; Tello, Lo Celso, Carvalho, Junior Firpo; Canales; Joaquin, Sanabria.

Milan: Reina; Musacchio, Zapata, Rodríguez; Borini, Bakayoko, Kessiè, Çalhanoglu, Laxalt; Suso, Cutrone.