Dafina Zeqiri dhe Noizy po afrohen çdo ditë e më shumë.
Dikur Dafina dhe Noizy nuk i kishin raportet edhe aq të mira, mirëpo sot dyshja po kalojnë shumë kohë së bashku, shkruan lajmi.net.
‘A don Love?’ titullohet projekti i tyre i përbashkët që ka marrë më shumë se 5 milion klikime në Youtube.
Ky duet është mirëpritur nga fansat por jo nga të gjithë, pasi disa prej ndjekësve ia kanë kujtuar Noizyt kohën kur e ka sharë vajzën që tani po e mban në krahë.
Madje së fundmi nëpërmjet publikimit të një fotografie në Instagram, Noizy ka lënë të kuptohet se Dafina ka nënshkruar me OTR, duke u bërë kështu pjesë e grupit që përfaqëson Noizy.