Asteroidi misterioz ndëryjor ‘mund të jetë fluturake hulumtuese e dërguar prej jashtëtokësorëve‘ (Foto)

E publikuar: 06/11/2018 13:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkencëtarët në Harvard Smithsonian Center për astrofizikë, besojnë se ‘Oumuamua’ – objekti i parë ndëryjor që është parë në sistemin tonë diellor – mund të jetë një fluturake gjigante.

Sipas astronomëve, atë e ka dërguar ndonjë inteligjencë me bazë në largësi, që hulumton për jetë në planet të huaj, transmeton Telegrafi.

Ky gur – i pari është i pari që u observua në sistemin tonë, që ka hyrë prej ndonjë tjetri – ka pasur një lëvizje të shpejtë dhe të përnjëhershme, prej se është parë të hynte gjatë vitit të kaluar.

Meqenëse objekti ka strukturë të ngjashme me atë të asteroideve dhe kometave, astronomët besojnë se përshpejtimi i mundshëm, mund të jetë rezultat i ‘energjisë së fluturakes nga inteligjenca artificiale’ e shtyrë prej radiacionit diellor.

“Bazuar në origjinën artificiale, ka mundësi që Oumuamua të jetë pjesë e ndonjë pajisje kompakte, që ka hyrë në yjësinë tonë për hulumtim”, thuhet më tutje në raport.

Objekti misterioz në formë të cigares, që ka lëvizje të çuditshme, i ka bërë shumë hulumtues të besojnë se është diçka e dirigjuar prej ndonjë planeti tjetër. /Telegrafi/