Emina Cunmulaj është goxha e komentuar në titujt rozë.
Emina Cunmulaj është shumë aktive në rrjete sociale, përmes së cilave në shumë raste komenton gjëra nga përditshmëria, shkruan lajmi.net.
Së fundi, modelja ka publikuar fotografinë e një çante që kap fshirën prej 62 mijë dollarë, çmim ky që e ka lënë pa tekst atë.
“Më fal, çfarë?! 62.000 dollarë! Jam pro luksit dhe brendeve të luksit, por nuk jam pro budallallëkut dhe kjo këtu është budallallëk i hapur”, ka shkruar ajo.
Kjo tregon edhe një herë që modelja edhe pse e martuar me milioner nuk është pro blerjes së gjësendeve që kapin shifra aq të larta saqë nuk mund të arsyetohen.