Pëllumbi e pëson keq prej gjyles së topit ceremonial (Video)

E publikuar: 04/11/2018 05:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjylja e topit ceremonial, që u aktivizua në një zonë historike të Maltës, e ka goditur një pëllumb duke e ndarë në disa copë.

Shpeza ishte thjeshtë në kohë dhe vend të duhur, derisa artileria e lashtë shtiu si çdo ditë, për të shënuar mesditën, transmeton Telegrafi.

Ky është një zakon i vjetër në atë zonë, që përdoret kryesisht si atraksion turistik.

Megjithatë, nuk përdoren gjyle të vërteta, por vetëm predha që bëjnë zhurmë dhe nuk lirojnë ndotje në ambient. /Telegrafi/

https://youtu.be/x4NKJgb2M-8