Alketa Vejsiu ka vazhduar me pushimet në Itali, ajo po merr pjesë edhe në disa evente të organizuara atje.
Në disa fotografi të shpërndara në rrjetet sociale, Alketës nuk i ka munguar sharmi dhe eleganca që moderatores nuk i mungojnë, shkruan Indeksonline.
Me një veshje me ngjyra të zezë dhe klasike, Alketa dukej një zonjë e vërtetë.
Moderatorja e cila udhëheqë me programin ‘Dance With Me’, ka ditë që po qëndron në shtetin italian, ku atje ka takuar edhe disa emra të njohur në botë për organizimin e eventeve njëri nga ta ishte Daivd Tutera, të cilin Alketa e vlerësoj si idhullin e saj.