Vetëm pak ditë më parë, Stealth dhe Vinz të njohur si Hellbanianz, nxorën një këngë të re e cila titullohet ‘A je normal’.
Projekti definitivisht është ‘diss’ për Noizyn dhe grupin e tij, madje në tekst të këngës përmendet edhe Oriola Marashi – supermodelja e cila iu bashkua grupit OTR pak kohë më parë.
Mirëpo, a reagoi pasi reperët thanë: ‘personin ma t’rrezikshëm që keni është Oriola Marashi’?
Jo. Modelja poashtu edhe grupi vendosën të mos thonë asgjë, edhe pse fotografia e profilit të Oriolës ka ndryshuar.
Nga një imazh seksi, ajo ka vendosur ta vë një logo të OTR në profil direkt pasi ka dalë kënga./Prive,