Qualcomm tha në gjykatë se Apple i detyrohet 7 miliardë dollarë për licencimin e patentave për iPhone.
Dy kompanitë kanë hyrë në një betejë ligjore ku Apple akuzon Qualcomm për praktika të pandershme licencimi.
Qualcomm, prodhuesi më i madh në botë i çipeve të smartfonëve, akuzon Apple për shkelje patentash.
Deklarat e Qualcomm erdhën gjatë një seance në gjykatën federale të San Diegos.
Apple thotë se Qualcomm ka kërkuar të paguajë dy herë të njëjtat patenta, një herë kur blen çipet e kompanisë për iPhone dhe një herë në formë pagese patentash.
Qualcomm argumenton se praktikat që ndjeke janë të ligjshme dhe Apple kërkon të shkatërrojë modelin e biznesit të Qualcomm pasi prej vitesh kishte rënë dakord. /PCWorld Albanian