Google zbulon një skemë mashtrimi me 115 aplikacione në Play Store

E publikuar: 26/10/2018 20:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Google goditi një rrjet mashtrimi me reklama i përbërë nga 125 aplikacione Android dhe uebsajte të cilat thuhet se kanë vjedhur miliona dollarë.


Sipas një raporti të BuzzFeed kjo skemë blinte aplikacione të njohura dhe i transferonte në kompani të ndryshme në Qipro, Maltë, Ishujt Virxhin, Izrael dhe Bullgari.

Më pas ata gjurmonin sjelljen e përdoruesve duke kopjuar në formën e një boti. Këta të fundit gjeneronin trafik të rremë duke vjedhur miliona dollarë.


Shumica e aplikacioneve ishin lojëra ndërsa aplikacione të tjera mund të përmendim flashlight, selfie, aplikacione shëndeti etj.

Sipas raportit ishin instaluar mëse 115 milion herë ku vetëm njëri prej tyre, “EverythingMe” kishte 20 milion instalime.

Pasi u vu në dijeni të skemës Google nisi një luftë kundër aplikacioneve duke i hequr nga Play Store.

Google thotë se të paktën 10 milion dollarë janë vjedhur përmes klikimeve të rreme, por firma Pixalate thotë 75 milion dollarë. /PCWorld Albanian