Gjigandi Koreano-Jugor i elektronikës LG raportoi rritje të fitimit operativ me 45% për tre mujorin e tretë të vitit.
Fokusimi në shitjen e telefonëve të rangut të mesëm dhe planet për reduktimin e kostove kanë qenë shpëtimtarët e financave të kompanisë.
Fitimi ishte në 657 milion dollarë për periudhën Korrik-Shtator.
Të ardhurat u rritën me 1% në 13.5 miliardë dollarë.
Smartfoni V40 do të rrisë akoma edhe më tej të ardhurat ndërsa biznesi i telefonëve gradualisht po kthehet tek fitimi.
Nga ana tjetër televizorët OLED kanë rezultuar një hit i vërtetë për kompaninë.
Por konkurrenca në rritje ka komplikuar situatën dhe rritja e fitimeve në të ardhmen do të jetë e kufizuar. /CIO Albanian