Samsung është shumë pranë lançimit të telefonit të shumëpritur me palosje, një prototip që prej vitesh është në zhvillim.
Në një cicërimë të publikuar javën e kaluar kompania la të kuptohej se një prezantim i madh po vjen i një pajisje disi ndryshe.
Aktivitetin kompania e përshkruan si “udhëkryq mes të tashmes dhe të ardhmes” dhe do të mbahet më 7-8 Nëntor.
The crossroads between the present and the future – Samsung Developer Conference is where you’ll meet the knowledge needed to stay on tech’s cutting edge. #SDC18
Learn more: https://t.co/t66edOWIUi pic.twitter.com/bDZHuZVWee— Samsung Mobile (@SamsungMobile) October 18, 2018
Vetë CEO i Samsung Mobile DJ Koh ka konfirmuar ardhjen e telefonit brenda këtij viti në një intervistë për CNBC.
Sytë e të gjithëve janë drejt konferencës së zhvilluesve të Samsung në ditët e para të muajit të ardhshëm.
Rreth telefonit kemi vetëm një video koncept të 2014-ës. Ekrani i parë fleksibël AMOLED u tregua për herë të parë nga Samsung në 2012-ën. /PCWorld Albanian