Shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook bëri thirrje për tërheqjen e lajmit ku thuhej se Apple dhe Amazon janë infiltruar nga Kinezët.
Bloomberg publikoi një artikull ku thuhej se inteligjenca Kineze ka vendosur çipet përgjimi në serverët e shitur tek Apple dhe Amazon.
Çipet ishin prodhuar nga Super Micro ndërsa të dy kompanitë mohuan raportin.
Bloomberg tha se raporti është rezultat i një viti raportim gjatë së cilës janë kryer mëse 100 intervista.
“Kemi kërkuar e-mail-e, regjistrat e qendrave të të dhënave, regjistra financiarë, regjistra dërgesash. Kemi kërkuar në çdo cep dhe arritur në një konkluzion: Nuk ka ndodhur kurrsesi. Nuk ka asnjë të vërtetë në të,” tha tim Cook.
Kjo është hera e parë që Apple ka kërkuar tërheqjen e një lajmi. /PCWorld Albanian