Një pronar i një makine Tesla Model S publikoi në YouTube videon kur disa hajdutë i vjedhin makinë pasi me sukses i hakuan çelësin.
Hajdutët në fjalë shfaqen në video me një tablet në dorë duke marrë sinjalit nga vrima e çelësit dhe përdorur të dhënat për të hyrë në makinë.
Së fundi Tesla ka implementuar funksione të avancuara të sigurisë por pronari nuk i kishte përdorur.
Ai tha se nuk kishte aktivizuar funksionin “PIN to drive” ku makina kërkon një kod përpara se të ndizet.
Krahasuar me modelet e tjera, makina Tesla janë tejet të vështira për tu vjedhur. Kompania këshillon pronarët të vendosin një PIN ku e lënë makinën jashtë. /PCWorld Albanian