Vertu Aster P është një telefon luksoz i cili kushton deri në 14,000 dollarë

E publikuar: 20/10/2018 09:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vertu është rikthyer nga falimentimi me një telefon luksoz. Aster P është një telefon i punuar me dorë dhe ka një çmim që reflekton energjinë e harxhuar dhe materialet premium për ndërtimin e  tij.


Ai do të kushtojë 4,000 dollarë.

Aster P ka një ekran 4.9-inç 133 karat prej safire dhe rrotull tij një kornizë titaniumi.


Kapakët e pasmë janë të mbuluar në lëkurë krokodili ose hardhuce.

Hardueri i brendshëm konsiston nga një procesor Snapdragon 660 me 128GB memorie të brendshme dhe 6GB RAM.

Ekrani AMOLED ka rezolucion prej 1920×1080 piksel ndërsa bateri kapacitet prej 3,200 mAh.

Fakti që telefoni vjen me Android 8.1 Oreo do të thotë se telefoni ka qenë në punim përpara se Vertu të deklaronte falimentin.

Kamera frontale ka sensor 20-megapiksel ndërsa e pasme 12-megapiksel. Aster P kushton 4,200 dollarë për modelet në ngjyrë blu, zezë, kafe dhe portokalli.

Seritë Gothich shkojnë deri në 5,100 dollarë ndërsa modeli prej ari plot 14,120 dollarë. /PCWorld Albanian