Liderët e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord për të imponuar sanksione në përgjigje të sulmeve kibernetike për të parandaluar përsëritjen e skenarit të zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara.
Kancelarja Gjermane Angela Merkel u bë liderja e fundit e cilat paralajmëroi rreth rrezikut të dezinformimit dhe manipulimit të votës në zgjedhjet e vitit të ardhshëm të Parlamentit Evropian.
Kërcënimet e BE-së shkojnë për hakerët e regjimeve armiqësore ndaj vendeve të unionit tha presidenti i Këshillit të Evropës Donald Tusk.
Rusia i ka bërë sulmet kibernetike pjesë e operacioneve të saj ushtarake, u shprehën zyrtarët Britanikë dhe Amerikanë të cilët disa herë kanë akuzuar Moskën për financimin e fushatave globale kundër Perendimit.
Vendet e BE-së i tremben përsëritjes së skandalit të Facebook me Cambridge Analytica.
Gjatë Samitit BE-Azi të Enjten, 28 liderët Evropian u takuan me kryeministrin Rus dhe Kryetarin e Kuvendit në Kinë Li Keqiang.
Siguria kibernetike mësohet të ketë qenë prej temave të diskutuara. /PCWorld Albanian