Interi dhe Milani po punojnë së bashku që të arrijnë marrëveshje për stadiumin San Siro

E publikuar: 19/10/2018 19:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Interi dhe Milani thuhet se po punojnë për të marrë një kontratë të përbashkët për 99-vjet në San Siro.

Stadiumi i njohur është aktualisht në pronësi të këshillit të qytetit, me dy klubet që e marrin me qira atë për ndeshje.

Rossonerët kishin planifikuar të largoheshin dhe të ndërtonin një stadium të tyre kur klubin e kishte në pronësi Silvio Berlusconin, por ato plane nuk janë më.

FC Inter. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Kjo shkaktoi keqardhje edhe te bashkë-qiramarrësit e tyre, të cilët kishin dashur të blinin ‘Giuseppe Meazzan’ dhe ta rinovonin atë.

Tani Gazzetta dello Sport raporton se marrëdhëniet mes klubeve janë të mirë dhe se së bashku në javët e ardhshme mund të ketë konsultime me qytetin që ta marrin në qira për 99 vite.

Kjo do të bënte që të dy klubet të kenë përfitime më shumë në stadium, por duke siguruar komunën se do të ketë investime.

AC Milan . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Muajin e kaluar të dy klubet miratuan një plan rinovimi prej 15 milionë euro.

Aty do të ketë zgjerim të hapësirave tregtare dhe një sallë pritjeje të re për muzeun. /Telegrafi/