Pongtharin Tanthasindhu i ka shkrepur imazhet e mahnitshme, që tregojnë nga afër ritualin e fisin Chimbu, të cilët jetojnë në një zonë të thellë në Papua New Guinea.
Për çdo vit, ata maskohen sikur skelet dhe kryejnë një rutinë me shkopinj në duar, që të frikësojnë armiqtë dhe dukuritë e këqija që mund t’ju ndodhin, transmeton Telegrafi.
Në disa prej fotografive, ata shihen duke mbajtur pasqyra dore, teksa rregullojnë dukjen para se të nisin vallëzimin para pjesëtarëve tjerë të fisit.
“Shumë pak dihet për këta banorë, gjë që e bën ritualin e skeleteve edhe më misterioz. Në fakt, tërë jeta e tyre është e mbyllur, por sigurisht me kulturë shumë të pasur” ka thënë Tanthasindhu, që është një fotograf amator nga Tajlanda.
Arsyeja pse ata e lyejnë trupin në këtë formë, është të mposhtin armiqtë, duke menduar se këta nuk janë njerëz dhe kanë superfuqi.
Hera e parë që ndonjë perëndimor është takuar me fisin Chimbu, ka qenë vitit 1939 dhe prej atëherë ata kanë vazhduar të jetojnë të izoluar duke mos dashur të hapen më shumë për pjesën tjetër të botës. /Telegrafi/