Një telefon “mikroskopik” i destinuar për të qenë një telefon shoqërues i një smartfoni, debutoi në Shtetet e Bashkuara me emrin Palm.
Madhësia e tij është e një karte krediti dhe ka dy kamera, por jo kufje 3.5 mm e as karikim wireless.
Kompania thotë se ky mini-telefon u shërben përdoruesve që duan të shkëputen nga smartfoni i tyre voluminoz.
Ai do të kushtojë 349 dollarë dhe për momentin shitet vetëm në SHBA.
Marka Palm është pjesë e kompanisë që prodhon telefonët BlackBerry por e licencuar tek një startup Amerikan. /PCWorld Albanian