Kinezët ndërtojnë urën lëvizëse 7 mijë tonëshe, mbi të cilën do të kalojnë trenat me 250 kilometra në orë (Video)

E publikuar: 16/10/2018 12:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kinezët janë duke ndërtuar një urë hekurudhore për trenat e shpejtë, e cila do të qëndrojë mbi një urë tjetër hekurudhore por që është me e ulët.

Por për ta realizuar projektin në përpikëri dhe për të mos e penguar lëvizjen e lirë të trenave në urën më të ulët, inxhinierët e kanë bërë urën e lartë të lëvizë, transmeton Telegrafi.

Të dy anët e urës lëvizëse peshojnë 7 mijë tonë dhe është e gjatë 128 metra. Ajo mund të rrotullohet në 19.5 shkallë, duke bërë kështu që ato të bashkohen për të kaluar trenat pa ndonjë problem.

Faza e parë testuese është kryer me sukses në Lianyungang-Zhengjiang, kurse i gjithë procesi i testimit ka zgjatur 73 minuta. Megjithatë, kryeinxhinieri i projektit ka pranuar se ishin konsultuar me ekspertë të universiteteve të ndryshme, për të parë nëse shpejtësia e pjesëve lëvizëse rrezikohen të shkëputen gjatë punës.

Ura më e re është pjesë e linjës hekurudhore në pjesën lindore të Kinës që shtrihet në mbi 305 kilometra. Ajo pritet të përfundojë në shtator të vitit të ardhshëm, kurse mbi të do të lëvizin trenat me shpejtësi prej 250 kilometrave në orë. /Telegrafi/