Thuajse gjysma e përdoruesve të iPhone dhe iPad kanë kaluar në iOS 12. Edhe pse statistikat e para nuk ishin inkurajuese, adoptimi i arritur nga versioni më i fundit i iOS është inkurajues.
Një prej faktorëve që ka ndikuar është padyshim performanca e shtuar e sistemit operativ sidomos për modelet e vjetra të iPhone dhe iPad.
Sipas të dhënave të Mixpanel, 47.6% e pajisjeve të iOS kanë të instaluar versionin më të fundit.
Ndërsa 45.6% janë ende në iOS 11 ndërsa 6.9% në iOS 10.
iOS 11 u deshën të paktën gjashtë javë për të arritur këtë nivel adoptimi pavarësisht problemeve që shoqëruan në javët e para.
iOS 12 nga ana tjetër ka provuar të jetë stabil dhe më i shpejtë. Një prej pikave më të forta të tij është performanca dhe jetëgjatësia e baterisë. /PCWorld Albanian