Prej disa muajsh Adobe i ka hyrë një procesi modernizimi të aplikacioneve Creative Cloud për ti sjellë në çdo platformë madhore.
Sot kompania në konferencën e saj Max zyrtarisht lançoi Photoshop CC për iPad.
Edhe pse u prezantua zyrtarisht aplikacioni nuk do të vijë deri në 2019-ën.
Në fillimet e veta aplikacionit do ti mungojnë funksionalitete të disponueshme në desktop por Adobe premtoi ti shtojë me kalimin e kohës.
Photoshop për iPad sinkronizon të gjitha ndryshimet që bëni në skedarët PSD tek të gjitha pajisjet.
Eksperienca e përdoruesit është rimodeluar nga e para për tu përshtatur me ekran me prekje.
Photoshopi i ri duhet të funksionojë mjaft mirë me lapsat Stylus.
Adobe thotë se ai ndan të njëjtin kod bazë me Photoshop për desktop dhe sipas kompanisë nuk ka kompromentim të fuqisë dhe performancës e as rezultateve të editimit.
Kjo është e gjitha që dimë për Photoshtop për iPad ndërsa më shumë detaje nuk kanë për të ardhur deri në 2019-ën. /PCWorld Albanian