Sipas të dhënave të GSMA në botë sot ka 5 miliardë përdorues të një telefoni celular apo smartphoni dhe na duket sikur kemi një përjetësi që i përdorim.
Në të vërtetë infrastruktura që vë në funksion telefonët tanë ka filluar vetëm 35 vjet përpara kur Ameritech, sot pjesë e gjiganti Amerikan të telekomunikacionit AT&T.
Kompania lançoi 1G, rrjetin e parë celular komercial në botë.
Ky rrjet i quajtur Advanced Mobile Phone System hyri online më 13 Tetor 1983 në Çikago të Shteteve të Bashkuara.
Një vit më pas operatori Britanik Vodafone kreu telefonatën e parë ndërsa operatori Izraelit Pelephone bëri të njëjtën gjë në 1986-ën.
Gjeneratat e ardhshme të rrjeteve celulare sollën risi që sot i shijojmë. 2G erdhi në 1991 me mundësinë për të dërguar tekste SMS, 3G në 1998-ën bëri që telefonët mund të dërgonin dhe të merrnin të dhëna nga internetin ndërsa 4G solli shpejtësinë që kishim nevojë.
Teknologjitë e reja si LTE mund të përballojnë sasi të mëdha të dhënash. Sakaq 2019-ta pritet të jetë viti i lançimit të rrjeteve të para 5G. /PCWorld Albanian