Enca Haxhia këto ditë lansoi projektin më të ri me titull “Kujt po i han”.
Këngëtarja erdhi në duet me reperin Don Phenom dhe si çdo herë u shfaq atraktive në klip.
Por, më pastaj është komentuar shumë në mediet rozë për ‘dissat’ që i ka shkëmbyer me reperin Noizy.
“Me thuaj nje person qe nuk pelqen (shume) te pakten 2-3 kenge te miat 😬”, ka shkruar këngëtarja mbi video të cilën e ndau me ndjekësit në Instagram, shkëputur nga një pjesë e këngës së fundit.
Kujtojmë që projekti i publikuar dy ditë më parë tashmë ka marrë afro 1 milion klikime në YouTube. /Lajmi/