Shitet për 500 mijë euro një shishe verë, e prodhuar në vitin 1945 (Foto)

E publikuar: 14/10/2018 15:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë një ankandi në New York të Shteteve të Bashkuara, është shitur me një çmim marramendës një shishe verë e prodhuar më 1945 nga Romanee-Conti në regjionin Cote de Nuits të Francës.

Çekani ka goditur tavolinën, kur është dhënë oferta prej 482 mijë eurove, shifër 17 herë më e lartë se çmimi minimal me të cilin shishja me verë doli në ankand, transmeton Telegrafi.

Pos kësaj shume, blerësi duhet të paguajë edhe mbi 20 mijë euro shtesë, për taksa edhe shpenzime tjera rreth ankandit.

Shishja e verës e shitur për afro 500 mijë euro

Oferta enorme, nuk është vetëm pse kjo është një prej verërave më të rralla Burgundy, por edhe pse i përket një edicioni prej vetëm 600 shisheve.

Në të njëjtën kohë, vera vjen prej një prodhuesi që ka vetëm katër hektarë vreshta, që nuk prodhon më shumë se 5,000 shishe në vit. Kjo shishe i përkiste koleksionistit privat, Robert Drouhin që e kishte blerë gjatë vitit 1957. /Telegrafi/