Apple lançoi ditën e djeshme një përditësim për iOS 12 i cili adreson disa probleme të shfaqura në iPhone XS dhe XS Max.
Përditësimi iOS 12.0.1 është i disponuehsëm për tu shkarkuar në iPhone dhe iPad Settings —> General —> Software Update.
Një prej problemeve që adreson janë valet e dobëta të Wi-Fi krahasuar me iPhone X. megjithatë problem me rrjetet LTE mbetet ekzistent.
Gjithashtu modelet iPhone XS nuk do të kenë më probleme me karikimin kur telefoni është i kyçur.
Së fundi është riparuar edhe një problem me tastierën e iPad. Listën e plotë të problemeve të cilat kanë gjetur zgjidhje nga ky përditësim e gjeni mëposhtë.