Ditën e Hëne në heshtje të plotë Asus prezantoi një Chromebook të ri me ekran 14-inç.
Laptopi, çmimi i të cilit nuk u bë i ditur, vjen në dy variante: me ekran pa prekje dhe procesor Intel Celeron, dhe me ekran me prekje 1080p dhe procesor Pentium N4200.
Kompania pretendon se ky është model i parë i Chromebook-ëve që do të pasojnë me dizajnin NanoEdge.
Boshti ku tastiera bashkohet me ekranin ka strukturë 180 gradëshe. Ky bosht u reziston 20,000 hapjeve thotë kompania.
Bateria jeton për 10 orë me radhë dhe karikohet me shpejtësi falë portë USB-C. Chromebook C423, siç edhe Asus i referohet, ka edhe porta USB 3.1 dhe microSD.
Ma trashësi prej 16.1mm dhe trup prej alumini, është vetëm një fije flokë më i trashë sesa Chromebook x360 14 i HP. /PCWorld Albanian