Google do të prezantojë gjeneratën e tretë të telefonit flagship Pixel në 10 aktivitete mediatike në mbarë botën ditën e sotme.
Kompania shpreson që Pixel të shndërrohet një ditë në një telefon po aq popullor sa Apple iPhone.
Sistemi operativ Android i kompanisë është më i përdorur në industrinë e telefonëve inteligjentë.
Tre vite më parë Google vendosi të hynte në tregun e harduerëve ashtu si Apple në mënyrën që të ketë kontroll të plotë mbi performancën e aplikacioneve, sistemin operativ dhe të ardhurat që gjenerojnë.
Vitin e kaluar Google ka shitur 2.53 milion Pixel 2 dhe Pixel 2 XL, ose 1% e shitjeve në mbarë botën.
Telefoni i parë Pixel u shit në 2.4 milion njësi.
Adoptimi i kufizuar ka bërë që Google të hezitojë me reklamimin e Pixel ashtu si Apple vepron me iPhone në 50 vende të botës.
Pixel 2 dhe 2 XL u shitën në gjashtë vende të botës: SHBA, Australi, Gjermani dhe France, Britani dhe Indi. /PCWorld Albanian