Më 16 Tetor Huawei ka premtuar lançimin e flagshipit të ardhshëm Mate 20 Pro megjithatë skemi pse të presim aq gjatë për më mësuar më shumë rreth tij.
Ditën e sotme sajti gjerman WinFuture zbuloi thuajse çdo gjë rreth telefoni së bashku me disa foto të rezolucionit të lartë.
Telefoni me ekran 6.39-inç OLED ka rezolucion marramendës prej 3120×1440 piksel.
Sistemi i tre kamerave Leica përmban sensorë 40-megapiksel, 20-megapiksel dhe 8-megapiksel.
Kamerat janë të sistemuara në formë katrore ndryshe prej P20 Pro që janë në formë vertikale të drejtë.
Kamera frontale me sensor 24-megapiksel vjen me sistemi lazer IR ngjashëm me iPhone X dhe XS për të përmirësuar më tutje teknologjinë e kyçjes përmes fytyrës.
Ajo që P20 Pro i mungon është skaneri i shenjave të gishtërinjve.
Informacioni publikuar nuk përmban një portë për kartat microSD por një kartë të ere që kompania e quan “Nano Memory Cards”, karta memorie në madhësinë e një karte NanoSIM me kapacitet deri në 256GB.
Ky format do të ofrohet nga vetë Huawei.
Pjesa tjetër e harduerit konsiston në 6GB ose 8GB RAM dhe 128GB, 256GB dhe 512GB memorie.
Telefoni fuqizohet nga një procesor 7 nanometër tetë bërthama Kirin 980. Ky procesor njëkohësisht është edhe konkurrentin kryesor i Qualcomm Snapdragon 845.
Së fundi sipas raportit telefoni ka bateri 4,200 mAh, është rezistent ndaj ujit me certifikimin IP68 dhe vjen me Android 9 Pie. /PCWorld Albanian