Pas muajt të tërë rrjedhje informacioni, Google zyrtarisht prezantoi Pixel 3 dhe Pixel 3 XL ditën e Marte.
Por përdoruesit janë të pakënaqur për “notch” gjigand në krye të modelit XL.
Në përgjigje të ankesave të përdoruesve, Google do të ofrojë një opsion i cili fsheh “notch” duke mbushur në sfond të zi pjesë anësore të ekranit.
Ky është një opsion që kemi parë edhe në telefonët e tjerë Android si LG, OnePlus, Xiaomi dhe Huawei.
9to5Google thotë se ky opsion ekziston i fshehur në Android 9 Pie. Por a do të duket më mirë pa “notch”? /PCWorld Albanian