Zbulohet se në pjesën më të madhe të rasteve zogjtë përplasen me motorin e majtë të aeroplanëve – dhe kjo nuk është rastësore.
Duket se zogjtë janë të tërhequr nga ngjyra e kuqe dhe pikërisht në anën e majtë të aeroplanëve ndodhet drita e navigimit.
Ky konkluzion i rëndësishëm është arritur pas punës kërkimore dhe statistikore të një eksperti të aksidenteve ajrore Richard Dolbeer.
Ai ka analizuar 9000 episode të incidenteve ajrore të shkaktuara pikërisht nga impakti i zogjve me mjetin fluturues.
Rezultatet konsiderohen mjaft të rëndësishme pasi tani u kuptua shkaku dhe mund të merren masat për ndryshimin e normave të sigurisë ajrore, përcjell tvklan.al.
Kërkuesit thonë se mund modifikohen edhe dritat e kuqe që përdoren aktualisht në aeroporte dhe të përdoret një ngjyrë e ftohtë.
Deri më sot nga incidentet ajrore pas impaktit me zogj kanë humbur jetën 350 persona nga radhët e ushtrisë dhe 250 civilë.