Një pilot i etur për t’i shfaqur aftësitë e tij, kishte vendosur të bëjë një aterrim që pak kush ka guxim ta bëjë, pasi derisa po zbriste në tokë fluturoi vetëm pak metra mbi aeroplanin tjetër që ishte i parkuar.
Kalimtarët e rastit mbetën të habitur kur panë aeroplanin e tipit DC-3 duke aterruar në tokë, dhe në shikim të parë dukej sikur do ta godiste aeroplanin tjetër që ishte në një pistë në Taraira përgjatë vijës kufitare Kolumb-Brazil, transmeton Telegrafi.
Një fëmijë në videon e publikuar më poshtë dëgjohet duke bërtitur nga frika se mund të përplaset në aeroplanin tjetër të parkuar. Mediat lokale raportojnë se bëhej fjalë për pilotin Manuel Mazzucco, i cili është duartrokitur nga shumë persona që e kanë parëvideon.
“Kam pilotuar për më shumë se 20 vite, por diçka të tillë kurrë nuk do të guxoja ta bëja. Përgëzoj pilotin që ishte vërtetë i aftë prapa timonit”, ka shkruar një ish-pilot.
Megjithatë, ky veprim mund t’i kushtojë shtrenjtë, pasi zyrtarët e Aviacionit Civil kanë filluar hetimet pas publikimit të videos në internet. /Telegrafi/