Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka reaguar në rrjetin e tij social Twitter, duke vijuar kështu replikat në distancë me kryedemokratin Basha, lidhur me deklaratat e këtij të fundit për rendin dhe sigurinë.
Në reagimet e tij ministri thekson se Basha ka gënjyer kur tha se territori është nën kontrollin e bandave.
“Basha, dje: “Shqiptarët sundohen nga bandat, të cilat kontrollojnë fizikisht lagjet, qendrën, lokalet luksoze, territorin, ekonominë, ato pikat e bixhozit, ekonominë, hotelerinë, restorante, turizëm, kontrollojnë pushtetin, të gjithë pushtetin”. Kjo ishte GËNJESHTRA e radhës!
“Deklaratë pa sens e minimum logjike. Ky takëm politikanësh fatkeqësisht e kanë mbështetur të ardhmen mbi akuza të pavërteta e shpifje bajate!Traumat e të kaluarës në perceptimin e pranimin e të vërtetave, po kushtëzojnë kreun e opozitës. E VËRTETA në shifra!Imazhe sa 1000 fjalë!”, shkruan Xhafaj në Twitter.




















