Hodhi qesen me mbeturina nga vetura, kryetari i një komune në Itali ia dërgon në shtëpi (Foto)

E publikuar: 10/10/2018 07:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mendoi se mund të shpëtonte lehtë pasi hodhi qesen e mbeturinave nga vetura  përgjatë një rrugë në Padovano të Italisë.

Por në vend të kësaj, mbeturinat iu kthyen në shtëpi. Kjo falë raportimit të disa të rinjve dhe kamerave të rrugës që kishin filmuar momentin.

Kryetari i komunës, Cesare Mason, u shfaq në derën e shtëpisë së qytetarit duke i thënë: “Unë erdha të ju jap përsëri atë që keni humbur në rrugë”.

Por nuk mbaroi me kaq sepse së bashku me qesen e mbeturinave, në shtëpinë e qytetarit mbërriti edhe gjoba. /oranews/