Fansat e Tunës janë duke pritur për publikimin e projektit të saj më të ri në bashkëpunim me Seven Saraqin.
Por Tuna ka vazhduar me “stilin” e njëjtë të publikimit të fotografive në Instagram, gjë që po duket shumë bajate.
Duke u munduar të duket artistike, ajo po mbush gjithë profilin në Instagram me gjysmë fotografi, transmeton Indeksonline.
Këtë herë ajo ka realizuar disa fotografi e veshur shumë çuditshëm, me një material aspak të përshtatshëm për t’u veshur.