Kënga nga babai që i kushtohet vajzës

E publikuar: 09/10/2018 13:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Petrit Çarkaxhiu, vokalisti i grupit Jericho, ka publikuar një video në Facebook.

Aty, spontanisht ai krijon një melodi për disa vargje të autorit Fahredin Shehu që e shoqëron në video, dhe e këndon një këngë.

Kënga është tekst i dedikuar për vajzat nga prindërit.

Teksti i këngës është:

“TI JE”

Ti je fryma n’zemrën time

Ti m’je dielli plotë me dritë

Je ilaç në përmallime

Që m’largon nga çdo mallkim

Ti je ylli që ndriçoi

N’zemren time terr e err

Ti je nuri që praroi

Në çdo vit e çdo pranverë

Kur vrapoje ndër grurishte

Reja e bardhë ty seç të mbroi

Drita jote tek shndrriste

Shpirtin tim oh ç’ma qetësoi.

 ç’ma qetësoi.