Rita Ora, Ed Sheeran dhe Bob Geldof me letër të hapur kundër Brexit

E publikuar: 08/10/2018 21:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rita Ora, Ed Sheeran, Sting dhe Simon Rattle janë ndër disa nga muzikantët më të mëdhenj të Britanisë që paralajmëruan sot për kërcënimin që ‘Brexit’ i parashtron industrisë së muzikës.
Në një letër të hapur për kryeministren, Theresa May, ata thonë se ‘Brexit’ do të godasë të gjitha prodhimet muzikore, duke dëmtuar çdo gjë sa i përket shitjes së biletave për turnetë e koncerteve, legjislacioni mbi të drejtën e autorit si dhe grumbullimi e të ardhurave familjare.

Në këtë letër të përbashkët të shkruar nga ylli i ‘Band Aid’, ata pretendojnë se Britania do të vendoset në një “burg të kulturës së vetë-ndërtuar” nëse do të largohet nga Brukseli pa një marrëveshje

Yjet e muzikës pop të kryesuar nga Bob Geldof, duke përfshirë këngëtarët e famshëm si Ed Sheeran, Rita Ora dhe Sting kanë bashkuar forcat për të paralajmëruar se janë kundër ‘Brexitit’.
Në letër thuhet: “Imagjinoni Britaninë pa muzikën e saj. Nëse është e vështirë për ne, atëherë është e pamundur për pjesën tjetër të botës.

“Në këtë fushë, nëse askund tjetër, Britania ende nuk sundon valët. Valët e transmetimit. Por Brexit kërcënon, ashtu siç bën shumë më tepër, këtë zë të madh. Ky influencues i madh kulturor botëror.

“Ne jemi gati për të bërë një gabim shumë serioz në lidhje me industrinë tonë gjigande dhe talentët e rinj ende të pazbuluar që jetojnë në këtë ishull të vogël”.

Kjo letër thuhet se është përpiluar vetëm e vetëm për faktin pasi sipas muzikantëve profesionistë, ‘Brexit’ do të “ndikojë në çdo aspekt të industrisë së muzikës”./Telegrafi