Banorët e një shtëpie në Luizianë të Shteteve të Bashkuara, mbetën të bllokuar brenda, pasi një krokodil ua kishte bllokuar hyrjen kryesore.
Reptili kishte gjetur qetësi nën strehën që i bënte hije, duke mos provuar të largohej për një kohë të konsiderueshme, transmeton Telegrafi.
“Tjetër ditë në këtë rajon, ku kurrë nuk dihet se kush të vjen në derë të shtëpisë”, shkruan në raportin e grupit që merret me mbledhjen e kafshëve të egra, që hynë në prona private.
Pas një kohe që qëndruan brenda, ata sërish patën mundësi të dalin për të kryer obligimet ditore, pasi krokodilin e larguan ekspertët. /Telegrafi/