Rrëfehet Florjan Binaj: Si e kapa të dashurën duke u puthur me një tjetër

E publikuar: 07/10/2018 17:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktori shumë i dashur për publikun e që prej vitesh na argëton me humorin e tij në “Portokalli”, Florjan Binaj ishte i ftuar mbrëmë në “Shiko kush luan”.
Gjatë lojës “Ndaje ose haje”, aktori duhet t’i përgjigjej një pyetjeje, përndryshe duhet të konsumonte një prej ushqimeve.

Florjani duhet të tregonte emrin e një vajze që i ka pëlqyer shumë dhe aktori vendosi të përgjigjej duke treguar një histori. Florjani rrëfeu se dy të rinjtë kishin nisur pëlqimet ndaj njëri-tjetrit, madje aktori i kishte blerë një arush për ditën kur do takoheshin tek kodrat e Liqenit. Mirëpo kur mbërriti atje u habit kur pa vajzën që pëlqente duke u puthur me një tjetër.

Nga kjo ngjarje kanë kaluar shumë vite, megjithatë Florjani e tregon me humor. Kujtojmë që aktori sot është i martuar me bashkëshorten e tij dhe është baba i dy fëmijëve./Express/